Më shumë rezervime.
Komision i drejtë.
Touriful i jep çdo guidë, operator dhe aktiviteti turistik dukshmërinë dhe vegëlat për të marrë rezervime online — me 15% komision të vetëm, pa surpriza.
Apliko për partneritet
Plotëso formën (30 sek.). Ju kontaktojmë brenda 24 orëve.
Komisioni më i ulët në industri
Ndryshe nga platformat e mëdha ndërkombëtare, Touriful e ka të qartë: 15% flat — pa tarifa shtesë, pa surpriza sezoni.
Për një tur me çmim 10,000 Lekë, me Touriful mbani 8,500 Lekë. Me Viator do të mbanit vetëm 7,000–7,500 Lekë.
Fillo tani(*) Komisioni i platformave të tjera bazuar në informacionin publik disponibil dhe mund të ndryshojë sipas kategorisë dhe kushteve individuale.
Nëse ofron eksperienca turistike në Shqipëri, je partneri ynë.
Touriful është ndërtuar për partnerët lokalë që duan më shumë rezervime, prezantim profesional dhe mbështetje reale.
Operatorë turistikë
Shndërroni ofertën tuaj në produkte të qarta. Prezantim profesional, çmime të strukturuara dhe disponueshmëri online.
Guida turistike
Ture qytet, kulturë, muze, gastronomike. Ndërtoni profil profesional dhe merrni kërkesa të kualifikuara pa mesazhe infinite.
Eksperienca & aktivitete
Ture varkë, hiking, rafting, ATV, zhytje. Mbushni kapacitetin në datat e duhura me promovim sezonal automatik.
Gati për rezervimet tuaja të para
Aktivizim i shpejtë. Ne ju ndihmojmë hap pas hapi — ju fokusoheni te eksperienca, ne te teknologjia.
Aplikoni (30 sek)
Plotësoni formularin bazë. Ne ju kontaktojmë brenda 24 orëve me WhatsApp ose email.
Aktivizoni profilin
Vendosni fotot, çmimet dhe disponueshmërinë. Mbështetje 1:1 deri sa profili të dalë perfekt.
Filloni rezervimet
Merrni rezervime online automatike. Pagesat mblidhen me PayPal — ju merrni 85% direkt.
Keni pyetje? Kemi përgjigje.
Sa është komisioni dhe si funksionon saktësisht?
Komisioni i Touriful është 15% flat nga çdo rezervim i përfunduar. Kjo do të thotë ju mbani 85% të çmimit të biletës. Nuk ka tarifa aktivizimi, nuk ka tarifa mujore, nuk ka surpriza. Konfronto: Viator merr 25–30%, GetYourGuide 20–30%.
Kur dhe si marr pagesën?
Pagesat nga turistët mblidhen nëpërmjet PayPal. Pas konfirmimit të rezervimit, shuma juaj (85%) transferohet sipas kushteve të rënë dakord. Procesi është transparent dhe i monitorueshëm nga llogaria juaj.
A keni kontratë? Si formalizohet bashkëpunimi?
Po, bashkëpunimi formalizohet me marrëveshje të qartë. Gjatë aktivizimit ju shpjegojmë të gjitha kushtet dhe modelin e komisionit — pa surpriza.
A mund të ndryshoj çmimet dhe disponueshmërinë?
Po. Ju kontrolloni plotësisht kapacitetin dhe çmimet. Mund të vendosni ndryshime për data të veçanta (p.sh. sezoni i lartë, oferta speciale).
Po nëse sot marr kërkesa vetëm me WhatsApp?
Perfekt pikënisje. Me Touriful rezervimi bëhet online automatikisht — pa mesazhe të pafund. Ju merrni njoftim dhe menaxhoni gjithçka nga llogaria juaj.
Sa kohë merr aktivizimi?
Zakonisht 1–2 ditë pune. Kjo varet nga disponueshmëria e materialeve (foto, përshkrime). Ne ju ndihmojmë hap pas hapi nga fillimi deri në fund.
Gati të merrni rezervimet tuaja të para?
Bashkohuni me Touriful sot. 15% komision — 85% mbani ju. Aktivizim brenda 24 orëve.